Institucionet kompetente duhet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, thotë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut për propagandat anti-vaksinë dhe teoritë konspirative të përhapura në rrjetet sociale nga mjekët, madje edhe profesorë në Fakultetin e Mjekësisë , duke minuar punën e kolegëve, në luftën kundër kovid-19, e cila rrezikon shëndetin publik, shkruan Sdk.mk.
Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe çdo ditë bëjnë thirrje për interes më të madh në vaksinimin kundër kovid-19, si mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’i dhënë fund pandemisë.
“Të gjitha institucionet kompetente duhet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore me qëllim që që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat mashtrojnë qytetarët dhe dezinformojnë në dëm të shëndetit të tyre”, u përgjigjën nga kabineti i Filipçes në pyetjen e Sdk.mk se çfarë do të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë kundër punonjësve shëndetësor dhe profesorëve të Fakultetit të mjekësisë, të cilët përhapin propagandë anti-vaksinë dhe teori konspirative kundër vaksinimit në rrjetet sociale.
Në pyetjen e tyre drejtuar kësaj ministrie nëse ka ministra të pa vaksinuar në Qeveri, nga Ministria u përgjigjën se “në Qeveri të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat janë vaksinuar, përveç zëvendës ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi tre muaj më parë ishte infektuar me kovid-19″ .
Kryetarja e Odës së mjekëve, dr. Kalina Stardelova-Grivçeva thotë se vitet e fundit përdorimi i rrjeteve sociale shpesh është i pakontrolluar dhe keqpërdoret. Por, për fat të keq, thotë ajo, Oda e mjekëve në kompetencat e saj nuk ka autoritet të kontrollojë statuset në rrjetet sociale të mjekëve në vend, ndërsa ka më shumë se 9,000 anëtarë aktivë.
Kundër kovid-19 përfshirë ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 473.657 persona, prej të cilëve 305.804 qytetarë janë rivaksinuar. Në vend gjithsej janë aplikuar 760.961 doza vaksinash.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...