Sjellje urgjente e marrëveshjeve kolektive dhe rritje të pagës prej 25 për qind për çdo të punësuar në polici kërkon Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP).
Siç potencoi kryetari i SPP-së, Goce Dellçev, Sindikata për plotësimin e këtyre kërkesave do të protestojë më 2 tetor të këtij viti dhe do të bllokojë shtatë udhëkryqe nëpër Shkup.
“Kërkojmë të sjellim marrëveshje të re kolektive që do të jetë e pajtueshme me gjendjen reale të organizimit sindikalist dhe veprimit në MPB, sjelljen e marrëveshjes së veçantë kolektive për të punësuarit në policinë e burgut, për të punësuarit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke e përfshirë edhe Sektorin e policisë pyjore dhe fillimin e marrëveshjes kolektive në policinë gjyqësore. Çelës i të gjithave do të jetë kërkesa e SPP-së për rritje të pagës prej 25 për qind për çdo të punësuar në cilëndo polici e cila ka autorizim, mban uniformë, dhe është sipas bazës së personit policor të uniformuar”, tha Dellçev.
Ai sqaroi se tre vitet e fundit u është premtuar se do të ketë marrëveshje të re kolektive në polici dhe marrëveshje të veçantë kolektive për policinë pyjore, gjyqësore dhe të burgut, por siç tha, nga tërë ajo ende nuk ka asgjë. Kryetari i SPP-së shtoi se protestën që e përgatisin një muaj është nga karakteri ndërkombëtar sindikal, sepse kanë mbështetje nga sindikatat policore të shteteve tjera nga Bashkimi Evropian. “Nëpunësit policor nga shtetet tjera, përkatësisht nga shtetet në Bashkimin Evropian, do të protestojnë për ato nëpunës policor të cilët frikohen, të cilët kanë presion nga ana e kryeshefave, të strukturave të mëdha politike të cilët në periudhën e fundit treguan dhe dëshmuan se janë kundër inkuadrimit të shtetit tonë në Bashkimin Evropian. Unë personalisht pashë dhe u binda se nga Republika e Sllovenisë jemi njëqind vjet prapa në shikim të punës së policisë”, tha ai.
Dellçev potencoi edhe se një drejtor i një institucioni publik tani ka kaluar për të punuar në MPB si këshilltar i lartë policor. “Na erdhi një i punësuar i ri në polici, i cili ishte drejtor në një institucion publik. Ai ia ndërmori vendin e punës dikujt që me vite ka pritur të vjen në situatë të aplikojë për atë vend pune dhe të ketë përparim. Në këtë mënyrë policia është politizuar dhe nuk është sipas standardeve dhe normave evropiane. As unë, as Sindikata derisa ekziston, nuk do të lejojmë më askënd të na gënjejë. Për atë kërkoj nga MPB menjëherë të përgjigjet në këto kërkesat tona”, tha Dellçev.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...