Prokurorët e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje gjykatësve të Apelit, që ta dënojnë ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për akuzën gjenocid dhe ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm.
Prokurorja Katrina Gustafson, para një paneli prej pesë gjyqtarësh të Mekanizmit për Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë, ka thënë se Karaxhiq ka “abuzuar fuqinë e tij për të derdhur gjakun e viktimave të panumërta” gjatë luftës në Bosnjë, që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve të 90-ta.
“Drejtësia kërkon që ai të marrë dënimin më të lartë të mundshëm – burgim të përjetshëm”, ka thënë Gustafson.
Në mars të vitit 2016, Karaxhiq është shpallur fajtor për dhjetë akuza që lidhen me mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-95 dhe është dënuar me 40 vjet burgim.
Ai është dënuar për gjenocid, lidhur me rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë. Kjo ngjarje konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.
Lufta në Bosnje mori jetën e mbi 100 mijë personave dhe rreth 2.2 milionë të tjerë, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në apelin e tyre, prokurorët po ashtu po kërkojnë që të anulohet vendimin për lirimin e Karaxhiqit nga akuza e dytë për gjenocid që lidhet me sulmet dhe qëllimin për të shkatërruar popullsinë myslimane dhe kroate në pjesë të tjera të Bosnjës dhe ai të shpallet fajtor për këtë akuzë, përcjell REL.
Karaxhiq, 72-vjeç, së bashku me ekipin e tij ligjor po ashtu kanë dërguar në Gjykatën e Apelit, dënimin e tij prej 40 vjetësh burgim. Karaxhiq ka kërkuar rigjykim apo lirim nga akuzat.
Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fund të këtij viti./REL
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata