Ligji për përdorimin e kanabisit, ashtu siç është në këtë moment nuk ka ndihmuar në përmirësimin e përdorimit të kanabisit, por vetëm ka ndihmuar të rritet tregu i zi.
Kështu cilëson Filip Dostovski nga shoqata Alternativa e Gjelbër. Sipas tij, Qeveria me këtë hap vetëm ka bindur skeptikët se zgjidhja e vetme e mirë për gjetjen e kanabisit cilësorë është tregu i zi. Dostovski, duke folur në cilësinë e pacientit që ka përdorur vajin e kanabisit për terapi, thotë se substancat e kanabisit nuk janë aspak të dëmshme.
“Fillimisht, kanabisi nuk është aspak bimë toksike. Sa i përket asaj se a duhet të përdoret për mjekësi apo për rekreacion, mund të them se nuk është bimë toksike dhe aspak nuk është e dëmshme për njeriut, sido qoftë që e përdor. Aspekti mjekësor është vetëm plus”, tha Filip Dostovski, kryetar i shoqatës “Alternativa e Gjelbër”.
Por mjeku dhe eksperti nga Kanada për terapi të sëmundjeve me kanabis, Jonas Vanderzvan, thotë se përkundër asaj që vendi i tij është në prag të legalizimit të kanabisit për rekreacion, rruga deri këtu ka zgjatur gati 17 vite. Ai thotë se ky është një proces i gjatë, ndërsa legalizimi i përdorimit të kanabisit sjellë edhe efektet e saja negative, për të cilat duhet të përgatitet shoqëria.
“Por duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të kemi edukimin adekuat. Duhet të mundohemi që t’a mbajmë larg nga të rinjtë dhe mendoj që duhet të fillohen procese e mënjanimit të disa nga çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin publik, siç është drejtimi i veturës nën influencën e Kanabisit”, Jonas Vanderzvan.
Ndryshe, përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoni është legalizuar në vitin 2016. Maqedonia është një ndër 15 vendet Evropiane që kanë legalizuar një gjë të tillë, dhe e vetmja në Ballkanin Jugor. /tv21/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit