Partia FRODEM sot përmes një komunikate me shkrim ka dalë me një propozim shumë interesant për shtetin.
Sipas tyre për shkak se as udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, as Qeveria aktuale nuk kanë sens, por edhe nuk duan që të zgjidhin problemin e emrit përmes Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, dhe në këtë mënyrë të mbajmë emrin dhe dinjitetin kombëtar, FRODEM propozon që sa më shpejtë të arrihet konsensus nacional dhe të fillojnë bisedimet për një Konfederatë të mundur mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.
“Këtë e propozojmë për shkak faktit që fqinji ynë verior për shumë kohë po luan me durimin tonë, dinjitetin dhe tolerancën, dhe në kundërshtim me gjitha normat e civilizimit tenton me çdo çmim që ta ndryshojmë emrin tonë, identitetin, gjuhën dhe kushtetutën. Duam që ti bëjmë me dije fqinjit tonë verior dhe opinionin e gjërë botëror se zgjedhja e emrit kushtetues e çdo shteti është nën jurisdikcion të brendshëm. Çdo shtet, sipas të drejtës ndërkombëtare, ka liri të plotë kur zgjedh emrin e saj, sepse emri i një shteti është e drejtë sovrane. Nga këtu, të gjitha bisedimet dhe marrëveshje që janë në drejtimin e ndryshimit të emrit, identitetit, gjuhës dhe kushtetutës, na degradojnë si njerëz dhe si komb”, thonë mes tjerash nga FRODEM.
Nga kjo parti gjithashtu potencojnë se për shkak që Republika e Turqisë është mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë e cila maksimalisht e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin, emrin dhe kushtetutën e Maqedonisë, propozojnë që për një kohë të shkurtë të arrihet konsensus ku do të fillonin bisedimet për një Konfederatë të ardhshme të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Turqisë./tetovasot/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...