Në Kërçovë sot janë regjistruar katër persona me koronavirus dhe pesë të tjerë janë shëruar nga ky virus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Komunën e Kërçovës ka arritur në 109 raste, ndërsa 85 prej tyre janë raste aktive, 19 të shëruar dhe pesë të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Katër të infektuarit e rinj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mjekohen në kushte të shtëpisë nën kontroll të mjekëve të tyre amë dhe ata janë në izolim. Për fat sot kemi pesë persona që e kanë fituar betejën me virusin”, deklaroi mjeku, Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.
Ai apeloi te qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore./
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër