Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Administrativ i Kuvendit, Luigj Shkrela, përjetoi të martën një kërcënim serioz, kur në qendër të Podgoricës, në kalimin e këmbësorëve ja ndërpreu rrugën një shofer taksi për momentin i paidentikuar dhe i tha: “Për të mirën e popullit ty duhet shkelur!
Shkrela dje për këtë rast e njoftoi kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi Aiv Orav dhe
pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët “Shërbimi i medias publike në Malin e Zi, financimi,
menaxhimi dhe rregullimi.
Ai kujtoi se ky nuk ishte incidenti i parë që ai ka përjetuar si deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe
theksoi se është e nevojshme mbrojtja për përfaqësuesit e popullit në Parlamentin e Malit të Zi.
Shkrela pyeti Orav nëse konsideron se ai ka të drejtë në mbrojtje pas të gjitha atyre që ka përjetuar në vendin e
punës, por edhe në rrugë.
Lidhur me mbrojtjen e deputetëve, Orav tha se është e vështirë të gjendet përgjigjeja në këtë pyetjeje dhe se kjo
është “rrezik i profesionit”.
“Ju jeni ata që vazhdimisht jeni objekti i sulmeve, thjesht mendojmë se duhet të përdorni një gjuhë dhe fjalor të
caktuar diplomatik për të gjithë këtë”, tha kreu i Delegacionit të BE në Malin e Zi.
Shkrela dje theksoi se për herë të parë që kur u krijua parlamentarizmi në Mal të Zi, ka ardhur deri te situata të
mendojë nëse mund të shprehi qëndrim në Kuvend./Malësia.ME
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...