Mesazhe të forta u lëshuan në forumin strategjik të Bledit në Slloveni. Pas deklaratës së shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini, se i gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së, shtypi i huaj përcjell komentet e ministrit të Jashtëm serb, të cilat, edhe pse në formën e shakasë, i ngjasojnë një paralajmërimi.
“Është e rëndësishme që zgjerimi i Bashkimit Europian të vazhdojë. Ose do t’i bashkohemi ne BE-së, ose do të na bashkohet BE-ja neve. Mbetemi të angazhuar ndaj objektivit tonë, që është aderimi i plotë në Bashkimin Europian. Të shpresojmë që kjo të ndodhë përpara se ai të shpërbëhet”, tha Daçiç.
“E kam të vështirë ta besoj se të gjitha vendet e BE-së u bënë pjesë e saj, pasi përmbushën kriteret e kërkuara. Jam gati të vë bast, – thotë Daçiç, – se po t’i duhej të hynin përsëri në bllok, të paktën një e treta e tyre nuk do t’i plotësonte kushtet e anëtarësimit”.
Më pas erdhi edhe kanosja me shaka.
“Po nuk na pranuan ata, do të kërkojmë anëtarësim në Shtetet e Bashkuara. Jemi për çdo rast më afër se Hauai”, tha Daçiç.
Në Serbi qarkullon prej gati një dekade batuta se, “bota do të marrë fund” përpara se vendi t’i bashkohet bllokut europian.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...