Email me kërcënime të reja për bombë kanë mbërritur në adresat e shkollave të mesme të Shkupit “Josip Broz-Tito” dhe “Vllado Tasevski”.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po kryhen kontrolle antiterror.
“Sot në SPB Shkup rreth orës 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të dy shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga policia janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Kjo është hera e gjashtë që raportohet për bomba në shkollat e mesme të kryeqytetit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...