Në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, të planifikuara për në fund të vitit, është regjistruar sot edhe këngëtari Miroslav Skoro, i cili gëzon mbështetjen e së djathtës nacionaliste dhe sovraniste.
Skoro është një nga këngëtarët më të njohur në Kroaci, i njohur për këngët e tij me një sfond patriotik, sidomos ato të krijuara gjatë viteve ’90 gjatë konfliktit të armatosur serbo-kroat.
Tani për tani këngëtari është prezantuar si i pavarur, por është e qartë, se për pak kohë kandidatura e tij do të do të gëzojë mbështetjen e së djathtës, përcjell Atsh.
I njohur kryesisht si këngëtar, Skoro ka një përvojë politike modeste.
Në të kaluarën ai ishte konsull i Republikës së Kroacisë në Pecs, Hungari, dhe deputet në parlament.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...