Ish anëtari i VMRO-DPMNE-së, Jovo Kekenovski mbështet nismën për reforma dhe ndryshimin e politikës së VMRO-DPMNE-së duke shtuar se është koha e fundit për demokratizmin e partisë.
Kekenovski tha se mbështetja e tij do të jetë maksimale nëse kjo nismë nuk ka ndonjë prapavijë dhe nuk keqpërdoret për tërheqjen e vëmendjes nga procedurat hetimore dhe parahetimore që po zhvillon Prokuroria Speciale Publike.
Sigurisht që këta të cilët përfundimisht morën guximin të dalin në opinion, nëse janë të sinqerta qëllimet e tyre, ne do ti mbështesim maksimalisht. Gjithashtu, do ti mbështesim nëse nuk kanë qëllim që ta tërheqin vëmendjen nga të gjitha ato procedura hetimore dhe parahetimore që po i zhvillon Prokuroria Speciale Publike dhe ajo që pritet të ndodhë. E mbështesim çdo iniciativë të ndershme nga njerëz të ndershëm të cilët morën guximin të kundërshtojnë mënyrën e këtillë autoritare të udhëheqjes së partisë – deklaroi Jovo Kekenovski, ish anëtar i VMRO-DPMNE-së.
Kekenovski vlerëson se struktura tashmë e përmendur në përgjime dhe për të cilën janë ngritur akuza duhet të përgjigjet penalisht dhe materialisht për veprat e kryera, që sipas tij janë kriminale.
Ky angazhim për reformim të partisë, mes tjerash do të kërkojë llogaridhënie dhe nëse është nevoja edhe do t’u kërkoj falje qytetarëve të Maqedonisë për çdo gjë që është bërë në emër të VMRO-DPMNE-së, për çdo gjë që kjo strukturë kriminele për të cilën dëgjuam përmes akuzave serioze të cilat janë ngritur. Por i dëgjuam edhe përmes bisedave të përgjuara ku u është bërë vetëm keq qytetarëve të Maqedonisë. Dhe, jo vetëm kërkim falje por duhet edhe përgjegjësi e plotë penale dhe materiale për të gjithë kryerësit e veprave kriminale që janë bërë në kundërshtim me të drejtën, demokracinë dhe moralin – theksoi Kekenovski.
Një ditë më parë, funksionarë dhe ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së kanë nisur iniciativën për reforma në VMRO-DPMNE ku mes kërkojnë ndryshimin e politikës të kësaj partie dhe demokratizimin e partisë në përputhje me partitë tjera evropiane që janë simotra. Por nga VMRO-DPMNE-ja, iniciatorët i konsiderojnë si persona pa kapacitet dhe me rezultate të dobëta në punën e tyre, të mbërthyer nga frika se Qeveria e re do t’i largojë nga puna, shkruan Alsat – M.
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...