Maqedonia e Veriut, ashtu si dhe Shqipëria ndodhen aktualisht në fazën e parë të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për fazën e ekzaminimit të legjiclasionit përkatës të të dyja vendeve përballë legjislacionit të BE-së.
Kjo fazë njihet ndryshe me termin “sceening” dhe përfshin dhe pjesën e ekzaminimit bilateral ( bilateral screening), që ka të bëjë me mënyrën që secili vend vendos të bëjë përafrimin me legjislacionin evropian.
Siç e ka rikujtuar edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez, kjo fazë pritet të vazhdojë deri në fund të vjeshtës të këtij viti dhe më konkretisht në nëntor 2023, njofton “Klan”.
Faza e dytë që vijon “screening” është konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut dhe BE-Shqipëri dhe ajo është kyçe. Kjo pasi ajo shënon hapjen konkrete të negociatave me BE-në dhe ka të bëjë me aprovimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për çdo grup-kapituj, që lidhen me fusha kyçe të reformave.
Por Maqedonia e Veriut nuk mund të futet në këtë fazë pa aprovuar amendamentet kushtetuese, siç e ka artikuluar dhe Ana Pisonero Hernandez:
“ Përveç procesit të screening, lëvizja e dytë që pritet është aprovimi i amendamenteve të Kushtetutës së vendit, në mënyrë që vendi të mund të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare. Kjo është ajo që mund t’ju them tani për Maqedoninë e Veriut” – ka deklaruar Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së.
Detajet mbi analizën e reformave të vendeve aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë Maqedoninë e Veriut do të prezantohen shkurtimisht gjatë raportit të majit të Komisionit Evropian, ndërsa ato të zgjeruara do të prezantohen si çdo vit gjatë publikimit të paketës së zgjerimit në vjeshtë dhe konkretisht në tetor 2023./KlanM/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024