Google ADS

KE rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë

16:48 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit të fillojë negociatat për anëtarësi të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE). Ky mesazh u dha në një konferencë shtypi në Strasburg ku u përcoll nga komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

KE konsideron se është bërë punë e konsiderueshme që nga qershori i vitit 2017 në lidhje me zbatimin e reformave prioritare emergjente, së pari përmes një dëshire të sinqertë për reforma dhe një vlerësimi objektiv të situatës, përmes përgatitjes së një strategjie gjithëpërfshirëse dhe legjislacionit dhe konsultimeve me të gjithë faktorët, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Pjesa e përgjithshme e Raportit për Maqedoninë theksohet se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në dhjetori e vitit 2016 kontribuan në tejkalimin e krizës së thellë politike. Procesi i reformave të nevojshme strukturore është i gjatë dhe do të duhen vite, ndërsa riparimi i dëmeve të shkaktuara gjatë viteve të fundit nuk mund të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme