Google ADS

KE: Do të fillojnë përgatitjet për bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë

15:23 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni Evropian informon opinionin se pas vendimeve të mbrëmshme të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, për nisje të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, do të fillojnë përgatitjet për këto bisedime.

Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas, në një deklaratë tha se KE do të vazhdojë të mbështetë procesin e reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni Evropian do të fillojë punën për përgatitjen, siç thuhet në vendimet e Këshillit dhe do të vazhdojë të mbështetë reforma, sidomos në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe fushën e administratës publike, që kanë ndikim të madh mbi jetë e përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.

Përndryshe, sipas vendimt të djeshëm të Këshillit të BE-së, me përmbushjen e kushteve Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të fillojnë negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme