Kazinotë nuk do të mund të organizojnë aheng gjatë natës së Vitit të Ri, ndërsa objektet do të jenë të hapura deri në ora 22:00.
“Në objektet tona po zbatohen të gjitha protokollet për mbrojtje nga përhapja e coronavirusit dhe pamundësohet grupimi”, thonë nga APIS.
Ata shtojnë se kanë dhuruar shtretër dhe materiale mjekësor në vlerë prej 200 mijë eurove dhe gjatë krizës të gjithë punonjësit nuk janë larguar nga puna edhe pse kazinotë nuk punuan për 100 ditë pa të hyra.
“Të gjithë anëtarët APIS do të sillen sipas masave më të reja parandaluese të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe të miratuara nga Qeveria e RMV-së. Festa për vitin e ri në hapësirat tona nuk do të ketë. Gjithashtu ju njoftojmë se klubet tona do të jenë të mbyllura nga 31.12.2020 në ora 22:00 deri në 01.01.2021 në ora 10:00”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë