Ish-kreu i diplomacisë greke dhe deputeti aktual nga radhët e ‘SYRIZA’, Georgios Katrougalos përshëndeti deklaratat gjatë kohës së Komisionit për Mbrojtje Nacionale dhe Çështje të Jashtme të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias “për rëndësinë e respektimit të plotë dhe të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës” si dhe deklaratën e deputetes së ‘Demokracisë së Re’, Dora Bakojani e cila i bëri thirrje Dendias të ndërmerr nisma për përkrahje të marrëveshjes”.
“Mitsotakis, i cili investoi në popullizëm duke kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës, sot i toleron ata që flasin për anulimin e marrëveshjes”, thotë Katrougalos duke shtuar se kryeministri grek duhet të sqarojë për qëndrimet e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme, në komision në Kuvendin grek, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias tha se duhet të zbatohet Marrëveshja e Prespës.
Ai gjithashtu tha se Greqia vazhdon të përkrahë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza