Google ADS

Katica Janeva u kthye në punë, s’ka marrë ftesë nga Prokuroria Publike

15:07 | 12 Gusht 2019
V. S.

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva ësht kthyer nga pushimi vjetor dhe nga sot edhe zyrtarisht është në punë dhe deri tani nuk është e thirrët që të japë deklaratë në Prokurorinë Publike për rastin ‘Haraçi’.

Nga PSP vërtetojnë se Janeva ka qenë në vendin e punës pas pushimi të saj vjetor dhe se deri tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Prokuroria Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bisedat dhe videot e incizuara që i publikoi gazeta italiane ‘La Verita’ u përmend Janeva dhe prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova.

Stefanova e cila udhëheq me lëndën ‘Perandoria’ nesër do të pyetet nga Prokuroria Publike për rastin ‘Haraçi’/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme