Katër zjarre janë aktive në vend. Ende është aktiv zjarri te fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq në komunën Saraj, në teren të pakapshëm drejtë malit Osoj. Gjatë orëve të mëngjesit nuk duket as tym, as zjarr në vendin drejtë fshatit Rahoviq te antena e “T-mobile”. Ende po digjet pylli me bimë të ulëta dhe të përziera, njoftoi në konferencën e sotme të rregullt për media, Nadica Vërçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Ende është aktiv zjarri në atarin e fshatrave Rakllë, Nikodin dhe Toplicë në komunën Prilep është ende aktiv, por për momentin nuk ka rrezik që të përhapet.
Përsëri është aktivizuar zjarri në malin Goten te fshati Niviçinë, vend i quajtur Kalinsko.
“Për momentin po intervenojnë persona nga Oda Pyjore ‘Bellasica’, ndërsa në zjarrin e njëjtë, i cili po digjet edhe nga ana e territorit të Berovës intervenojnë persona nga Oda Pyjore ‘Malesheva‘ nga Berova dhe nga Oda Pyjore ‘Ravna reka’, ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Berova, persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe popullata vendase nga fshati Vlladimirovë”, deklaroi Vërçkova.
Ende është aktiv zjarri në fshatrat Kunovë, Kojkovë dhe Llukovë në rajonin e Kratovës. Po digjet shtrati i pyllit dhe rrënjët e thata. Vërçkova informoi se për momentin bëhet vlerësim për rrezik nga përhapja e këtij zjarri, pas çka do të vendoset për rrjedhën e mëtutjeshme të shuarjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...