Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.430 testime për coronavirus, ndërsa 294 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup (149).
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22 mars deri 25 mars 2022.
ISHP ka regjistruar 245 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.717, prej të cilëve 294.662 janë shëruar, ndërsa 9.220 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (30 mars) është 1.835.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...