Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje evropiane, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të mbajë debat publik për Propozim-planin e përparimit të ndjeshmërisë gjinore në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut 2020-2021.
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet të vazhdojnë dy seanca në të cilat duhet të diskutojnë për Strategjinë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmi, me Plan aksionar për zbatim në vitet 2020-2022 dhe për Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme, sipas procedurës së shkurtuar – në lexim të II-të (të dorëzuar nga: Samka Ibraimoski).
Në Komisionin për çështje evropiane do të ketë debate të amendamenteve për Propozim-ligjin e investimeve strategjike në Republikën e Maqdonisë së Veriut, sipas procedurës së shkurtuar.
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, në lexim të parë.
Seancë do të mbajë edhe Komisioni juridik-ligjdhënës.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...