Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencë për shtyp e pyeti kryeministrin Zaev nëse duhet përsëri të kthehen hapjet e kutive të pandroës, që kur Zaev deklaroi se nuk është e nevojshme zgjerimi shtesë i “Kutisë së Pandorës” si përgjigje ndaj kërkesave të dy partive politike shqiptare, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Kasami tha se nuk do të kushtëzojnë duke theksuar se nëse Zaev nuk i pranon kërkesat e partisë, ata edhe më tej do ta përkrahin procesin për anëtarësimin në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Barazia qytetare është diçka që të gjithë duhet të angazhohen. Këto janë vlera për plotësimin e ëndrrës së përbashkët drejt NATO-s dhe BE-së. Besa nuk hyri në këtë proces me kërcënime. Ne edhe më tej do të shtrijmë dorën për bashkëpunim”, deklaroi Bilall Kasami duke shtuar se nëse këto çështje nuk zgjidhen tani, ata do të vendosen përsëri në tryezë në zgjedhjet e ardhshme.
Kasami tha se Zaev nuk duhet të bllokojë për shkak se nën moton “Një shoqëri për të gjithë” ka marrë vota nga shqiptarët, dhe për shkak kësaj, tani kërkesat ndaj tij janë të mëdha.
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa