Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkon një hap më tej ftesës së Ziadin Selës për bashkëpunim mes Aleancës për Shqiptarë, Lëvizjes Besa dhe Alternativës.
Kasami në emisionin 360 gradë në Alsat bëri thirrje për bashkëpunim gjithë opozitarë duke ftuar të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe intelektualët. Ftesa e Kasamit nuk vlen vetëm për BDI-në.
Nëse i bëjmë ftesat për koalicione apo ftesat për koalicione të mundshme parazgjedhore nëpër studio televizive, atëherë më lejoni qe edhe unë nga studio e juaj të bëj një ftesë për një bashkëpunim gjithë shqiptar, gjitha partitë politike të regjistruara te shqiptarët, PDSH, Aleanca, Alternativa, RDK, Uniteti, të gjithë intelektualët, diaspora, aktivistët dhe gjithë spektrin opozitar që të bëjmë këtë ndryshim dhe shqiptarëve të Maqedonisë t’i ofrojmë një opsion i cili BDI-në do ta çojë në opozitë dhe tek shqiptarët do të bjerë ndryshimin i cili ata do t’i përfaqësoj denjësisht në institucionet e shtetit – deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton