Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas shpalljes së rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare, ka thënë Koalicioni VLEN është fitues absolut tek shqiptarët.
Ai deklaroi se “që nesër mund ta shpallin koalicionin me OBRM-PDUKM-në”, të cilin ai e quajti koalicion i ndryshimit.
“Në këtë atmosferë impozante shpallim fitore në kampin politik shqiptar. Koalicioni VLEN është është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën për të votuar ndryshimin, falë tyre…edhe një herë ata treguan se në vendlindjen e tyre ata janë faktor ndërkombëtar dhe në këtë rast ne i falënderojmë nga zemra për çdo votë të marrë. 100 mijë herë faleminderit diasporë”, tha Kasami.
Ndryshe, nga 76 për qind të votave numëruara, Fronti Europian ka marrë 108.114 vota, ndërsa koalicioni VLEN ka marrë 86.375 vota./Telegrafi/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës