Google ADS

Kasami pranon detyrën e kryetarit të Tetovës

11:29 | 4 Nëntor 2021
V. S.

Sot në Komunën e Tetovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës, për përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në këtë ceremoni, të pranishëm kanë qenë ish-kryetarja Teuta Arifi, si dhe kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pas pranimit të detyrës, Bilall Kasami, tha se është i vetëdijshëm se e pret punë e madhe. Ai gjithashtu tha se do të angazhojë specialistë për revizion të plotë të komunës.

“Që nga ky moment do të fillojë sanimi i situatës aktuale të komunës. Do të angazhojmë specialistë për revizion të plotë të komunës. Qytetarët duhet ta dijnë se si ka punuar komuna e tyre. Administratorët të cilët e bëjnë angazhimin e tyre me nder, do të marrin atë që e meritojnë, kurse ata që kanë marrë rroga pa punuar fare, i ftoj të tërhiqen vet”, tha mes tjerash Kasami.

Kurse Teuta Arifi, pasi e dorëzoi mandatin, i uroj sukses udhëheqësisë së re të komunës, si dhe i falënderoi për përkrahjen qytetarët dhe kabinetin e saj.

Ndryshe, Kasami u zgjodh kryetar i Tetovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me dallim prej 5 mijë votave më shumë se Arifi./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme