Ditën e sotme , lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në pyetjen e parashtruar rreth teksteve shkollore me përmbajtje nacionaliste kundër shqiptarëve, Kasami ka deklaruar se, Lëvizja Besa nga momenti i parë kur u përfaqësua në qeveri, me zv/ministër e bëri punën e saj duke formuar një komision i cili tekst për tekst, një për një do t`I shqyrtoj dhe do i largoj të gjitha tekstet dhe të gjitha kualifikimet nënçmuese për shqiptarët.
Deklarata e plotë e Kasamit:
“RMV një republikë e dalur nga Ish Jugosllavia, themelet e saja i ka ndërtuar thelë mbi një aspect të fuqishëm ideologjik, i cili në momente të caktuara ka qenë me elemente të fuqishme antishqiptare dhe edhe më tutje me mbetjë të sistemit të kaluar ka ngelur si reflektim i disa intelektualve maqedonas, të cilat pra janë edhe tekstshkrues të teksteve shkollore. Lëvizja Besa nga momenti I parë kur u përfaqësua në qeveri, me zv/ministër e bëri punën e saj duke formuar një komision i cili tekst për tekst, një për një do t`I shqyrtoj të gjitha tekstet dhe të gjitha këto kualifikime nënçmuese për shqiptarët, do të eliminohen dhe të gjitha ato tekste shkollore do të largohen. Fatkeqësisht duhet të informoj opinionin, që gjatë qeverisjes së kaluar, ministër i arsimit, ka qenë ministër shqiptar, dhe kët tekste kanë qenë pjesë e realitetit arsimor të nxënësve dhe fëmijëve tonë. Ne nuk do të lejojmë dhe do të punojmë fuqishëm që çdo tekst të revidohet, dhe tekstet të jenë comfort realitetit dhe përcaktimit, dhe asaj se si vetpërcaktohen komunitetet në RMV, pa pasur tentim për kualifikim etnik ndaj ndonjë komuniteti të caktuar etnik këtu në RMV”, ka përfunduar Kasami./EuronewsAlbania/
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...