Google ADS

Kasami: Pas dështimit për marrjen e datës, të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare

15:42 | 13 Qershor 2019
V. S.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, përmes një video-deklarate ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev ta mbajë premtimin se nëse nuk ka datë nga BE për nisjen e negociatave, do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kasami shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale do të ketë elitë politike, e cila do ta sigurojë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe sot nga Berlini nuk arritëm ta marrim lajmin e shumëpritur për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke besuar në vlerat evropiane, shpresojmë që shtetet anëtare të arrijnë konsensus dhe të bindin njëra tjetrën se anëtarësim i Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane është prej opsioneve jetike për qytetarët. Maqedonia e Veriut duhet të marrë datën për negociatat me BE-në, jo për shkak të dështimit të qeverisë për të zbatuar reformat, por shkak i bindjes dhe përcaktimit evropian të të gjithë qytetarëve”.

“Pasiqë sot nuk u arrit të plotësohet premtimi për nisjen e negociatave brenda këtij muaj, si dhe nuk është dhënë asnjë garancë për datë për hapjen e negociatave edhe brenda këtij viti, ne inkurajojmë kryeministrin të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave me siguri do të vijë një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, thotë Kasami.

Ndryshe, sot kryeministri Zoran Zaev në Berlin ka realizuar takim me kancelaren gjermane Angela Merkel me të cilën ka diskutuar për çështjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Pasi takimit përmes një komunikate për media, Qeveria njoftoi se Bundestagu vendimin nëse do të mbështet negociatat me Maqedoninë do ta sjell në muajin shtator, e jonë qershor siç ishte raportuar fillimisht./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme