Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se pas negociatave me LSDM-në është marrë vendimi që ajo të mos pjesë në Qeverinë e re.
“BESA njofton se ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Mandatari nuk ishte i gatshëm të pranoj dhe të nënshkruaj parimet e BESËS. BESA do të mbetet një faktor konstruktiv politik në Maqedoni, duke u bërë gardian i interesave të shqiptarëve. E njoftojmë opinioni se BESA do të mbështes çdo nisëm në interes të veçan të shqiptarëve dhe të shtetit”,tha Bilall Kasami.
Ai tha se me plotë të drejt mund të mburremi se BESSA ishte pjesë për rrënimin e regjimit Gruevski Ahmeti.
“Detyra jona akoma nuk ka përfunduar. BESA sot dëshmoi se mbetet në anën e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë. Votuesi shumë shpejtë do të vërej këtë dhe në zgjedhjet e ardhshme regjimi do të përfundoj plotësisht. Për shkak se BESA është amanet”, tha Bilall Kasami, raporton SHENJA.
Ai tha se duke te vështirë që BESA ta mbështes formimin e kësaj Qeverie.
“Nëse Zaev mendon se mund të bëj reforma me njerëz të propozuar nga BDI, ne dyshojmë se një qeveri e tillë reformator mund të bëhet”, tha Kasami.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...