Opozita shqiptare pritet të thellojë bashkëpunimin në Kuvend. Largimi i Vesel Memedit dhe kthimi i mandatit do ti hapte rrugë Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa të formojnë grup parlamentar.
Kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Alsat tha se nëse në tetor vendi nuk merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kasami thotë se me ligjin e ri PSP-ja nuk duhet të ketë afat të caktuar dhe t’i procesojë të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
z.Kasami pas rikonstruimit të Qeverisë ndodhën disa ndryshime në kabinetin e Zaevit. Zaevit largoi RDK-në e Vesel Memedit, ky i fundit paralajmëroi dorëheqje, pritet konstatimi. ASH-ja pritet të merr edhe një deputet, si është bashkëpunimi, a do të formoni grup parlamentar pasi ASH të merr edhe një deputet?
“Urojmë që Vesel Memedi të del nga politika jo ashtu siç ka hyrë, të qëndrojë fjalës së tij. Për ne çdo deputet plus për kampin opozitar është forcim i opozitës shqiptare. Ne i Lëvizje Besa gjithmonë kemi qenë të hapur për bashkëpunim opozitar dhe për ne çdo deputet edhe për Besën edhe Aleancën është kthim i drejtësisë së humbur dhe të munguar për opozitën shqiptare. Opinioni është i njoftuar se pushteti arriti Aleancës t’ia marrë pa të drejtë një deputet, Aleancës si koalicion dhe Besës arriti t’ia shkëput tre deputet. Ajo që është me rëndësi është se ne si lëvizje Besa jemi të fokusuar që të forcojmë edhe më tutje strukturën e partisë, përkrahjen për lëvizjen Besa që të forcojmë në këtë drejtim edhe forcën opozitare dhe të gjithë bashkëpunimin opozitar ta bëjmë një bashkëpunim i cili do ta rikthejë shpresën tek shqiptarët e Maqedonisë. Tek shqiptarët ka nevojë për një demokratizim të skenës politike, për ndryshim pozitiv. Lëvizja Besa fillimisht është e fokusuar të forcojë radhët e saj që të ofrojë kuadro të rinj në radhët e saj që pastaj të zgjatë dorën e bashkëpunimit edhe me partitë opozitare që forcat opozitare të jetë aq e fuqishme sa shqiptarët të besojnë se në zgjedhjet e radhës mundet që BDI-në ta çojmë në opozitë”- u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa
Keni kërkuar zgjedhje të parakohshme gjatë gjithë kohës por me këto lëvizje në Qeveri Zaevi ua mbylli dyert zgjedhjeve të parakohshme.
“Edhe pse është ashtu, realisht me këto lëvizje Zaevi forcoi bindjen e qytetarëve se e vetmja zgjidhje dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. Ne si lëvizje Besa kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe shpresën e vetme e kemi që në vjeshtë, ashtu siç ka premtuar Qeveria në tetor Maqedonia përfundimisht të marrë datë për hapjen e negociatave. Do t’ja japim shansin e fundit deri në vjeshtë vendi të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përmbyllet anëtarësimi në NATO dhe nëse kjo nuk ndodh ne si lëvizje Besa do të intensifikojmë zhvillimet, lëvizje, aktivitete tona që kërkesa për zgjedhje të parakohshme të mos jetë vetëm deklarative por kjo kërkesë të jetë gjithnjë më e fuqishme që në njëfarë mënyrë të imponojmë që këto zgjedhje të jenë sa më shpejtë sepse vlerësojmë se kjo Qeveri tanimë me veprimet e fundit edhe me riformatimin e Qeverisë ka humbur përkrahjen e qytetarëve dhe kjo Qeveri ka treguar se nuk ka kapacitet kadrovik që Maqedoninë ta ecë përpara drejt BE-së dhe NATO-s”- theksoi – Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa
Aktuale është edhe çështja e prokurorisë. Bisedimet kanë ngecur, keni kërkuar që të jeni pjesë e bisedimeve.
“Kërkojmë që mandati i PSP-së të jetë i paafatizuar deri në përmbyllje të të gjitha lëndëve të cilat dalin nga përgjimet dhe të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të cilat dalin si dëshmi nga përgjimet të procesohen veçanërisht insistojmë që kjo të ndodh edhe për pjesën shqiptare të Qeverisë BDI-VMRO”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...