Kreu i Besës, Bilall Kasami tha se institucionet duhet ta ndërpresin orën policore, duhet të respektohet masa për të mbajtur maska dhe distanca fizike, që qytetarët të përgatiten psiqikisht për zgjedhjet.
Lëvizja Besa datë të favorshme të zgjedhjeve e sheh qershorin, por fillimisht duhet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.
“Lëvizja Besa është që zgjedhjet të jenë brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjeve. Ne i kemi shtyrë zgjedhjet me një vendim politik dhe tani afatet mbarojnë dhe mbetet për Qeverinë dhe Presidentin të vendosin se kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, dhe pastaj të përcaktohet data. Unë dua që numri i të infektuarve dhe të vdekurve të zvogëlohet, por në të njëjtën kohë kërkoj nga institucionet që të përgatisin qytetarët për zgjedhjet”.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja