Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami, kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup.
Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot për shkak të numrit të madh të personave që kanë marrë pjesë, njofton Alsat-M.
Në ato momente nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të lajmërojë policinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë.
Nuk ka informacione për të ndaluar nga ana e policisë. Bilall Kasami dhe të tjerë ndodhen akoma brenda selisë së Lëvizjes Besa./Alsat-M/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...
Dafina krijon atmosferë të mrekullueshme në dasmën e saj, nd...