Ambasadori norvegjez në Shkup, Arne Sannes Bjornstand, ka vizituar sot Lëvizjen Besa ku është takuar me koordinatorin e kësaj partie, Bilall Kasami, dhe anëtarin ekryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur kjo lëvizje ”në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Më këtë rast Lëvizja Besa shprehu qëndrimet e saja përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare.
Për Lëvizjen Besa platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. Besa ka bërë të ditur se është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim dhe të bëhen reformat e nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj partie.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell