Koha e nxehtë nuk e vret virusin,ndërsa për ata që besojnë se nuk ekziston, epidemiologu Zharko Karaxhovski tha të bëjnë rolin e familjarëve që kanë humbur të afërmit për shkak të virusit.
“Dëgjoj spekulime të ndryshime se nuk ka virus, se ka humbur, se ne kemi shpikur. Vendosni veten në rolin e familjes që ka humbur më të afërmin. Për ato familje vdekshmëria është qind për qindëshe”, tha Karaxhovski.
Ai tha se në hemisferën jugore, përkatësisht në Brazil ka 270.000 raste që do të thotë se koha e mirë nuk vret virusin dhe se në atë shtet ka 1000 të vdekur për çdo ditë.
Sipas tij, sistemi shëndetësor është i përgatitur në qoftë se hapet kufijtë dhe se lufta ende nuk ka përfunaur. Ai ju bëri thirrje të respektohen masat parandaluese si mbajtja e maskës, mbajtja e largësisë si dhe dezinfektime dhe larja e duarve.
“Do të thoni, prisni doktor, në shekullin 21 më tregoni metoda të shekullit 19. Ju lutem, gjithkund në botë është masa e njëjtë. Përderisa nuk është zbuluar vaksina, askush nuk ka shpikur masë tjetër. Virusin e shkatërron larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi i duarve dhe ajo që themi ne, mend në kokë. Nuk mund të shpresojmë se virusi do të kursejë dikë, të gjithë jemi viktimë “, tha Karaxhovski.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...