Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), Zharko Karaxhovski i pyetur rreth realizimit të procesit të Regjistrimit të paraparë prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, u shpreh se KSI-ja me kërkesë të Qeverisë ka përgatitur protokoll për regjistrimin, njashtu siç ka vepruar edhe me zgjedhjet, punën e Kuvendit, punën e Qeverisë e kështu me radhë.
Ndërkohë nëse do të mbahet apo jo regjistrimi, Karaxhovski tha se është vendim politik.
“Është kërkuar që të bëjmë protokoll se si duhet të mbahen zgjedhjen si do të funksionoj Kuvendi, Qeveria dhe ja tani regjistrimi, kemi përgatitur protokoll dhe e kemi dërguar deri tek Enti për Statistikë dhe Qeveria. Se do të mbahet apo jo regjistrimi është vendim politik.
Se çka do të ndodh pas një muaj, nuk mund t’ju përgjigjem. Komisioni nuk merret me atë nëse do të ketë apo jo regjistrim, u kërkua nga ne të përgatisim protokoll dhe ne atë e kemi bërë, do të mbahet apo jo regjistrimi vendos politika”, tha Karaxhovski./Telegrafi.com/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...