Maqedonia do të marrë një donacion të vaksinave të coronavirusit nga Bullgaria, ndërsa zv. kryeministri dhe Ministri Bullgar i Mbrojtjes, Krassimir Karakaçanov, në një intervistë për “BNT” sot tha se donacioni i njoftuar nuk është për fqinjët, por për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Bashkimit Evropian (BE).
“Bullgaria është shteti i të gjithë bullgarëve. Kemi bashkatdhetarë që jetojnë në vende jashtë BE-së. Ata janë shtetas bullgarë. Kur i njohim ata si bullgarë, duhet t’u japim atyre mundësinë që të ndihmohen”, tha Karakaçanov.
Disa ditë më parë, qeveria Bullgare vendosi të dhurojë një pjesë të çdo ngarkese të vaksinave kundër covid-19 që do të mbërrijë në Bullgari për qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s