Google ADS

Karakaçanov: Buçkovski javën tjetër vjen në Bullgari

17:27 | 9 Janar 2021
A. B.

Zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë në bisedë me Ilijana Benovska për programin javor “Benovska Pita” në “Radio K2”, komentoi marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe tha se ai e pret përfaqësuesin special të Qeverisë së Maqedonisë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, Vllado Buçkovski javën tjetër në Bullgari.

“A është e vërtetë, a do të keni forcën të më thoni se, prisni një takim të paparalajmëruar me Vllado Buçkovskin, i cili ishte Ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Kryeministër i vendit dhe që nga dhjetori 2020 është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë. A keni një takim si ky?”, pyeti Benovska.

“Zonja Benovska, ju punoni më mirë se inteligjenca bullgare! Është e vërtetë, kemi biseduar me Buçkovskin, javën tjetër ai do të jetë në rolin e kryenegociatorit ose ndërmjetësit, ai do të jetë në Bullgari. Ende nuk e kemi caktuar takimin, por a do të jetë e martë apo e mërkurë, aty diku do jetë”, tha Karakaçanov, cituar nga “Blic”./Telegrafi/

Të ngjashme