Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut njoftonë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Nga atje njoftojnë se është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Në pikën kufitare Tabanovc për hyrje në Maqedoni, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./alsat.mk/
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...