Kaq është numri i këshilltarëve të kryeministrit Zaev

15:52 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Pas emërimit të Xhezair Shaqirit për bashkëpunëtor të jashtëm të Zoran Zaevit dhe hyrja e disa personaliteteve tjera në kabinetin e tij, kanë reaguar edhe njohësit e rrethanave, njofton REL.

A janë reale nevojat e kryeministrit të punësojë njerëz konkret për këshilltarë në kabinetin e tij apo përmes atyre pozicioneve bëhen kalkulime, pyesin një pjesë e ekspertëve.

Reagime shkaktoi edhe emërimi i ish ministrit Lube Boshkovski, tani këshilltar për investime të huaja.

Pa reagime nuk kaluan as emërimet e Lazar Elenovskit, përfaqësues special i Qeverisë në NATO në Bruksel dhe Gligor Tashkoviqit për anëtar ndërkombëtar të Komitetit pranë Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Analisti Alajdin Demiri thotë se disa këshilltarë nuk shërbejnë për të këshilluar, por për kthimin e disa llogarive paraprake.

“Ata në një mënyrë janë funksione fiktive, joekzistuese, ndërsa funksionin kryeministri mund ta kryej me angazhimin e profesionistëve për tema të caktuara”, ka thënë Demiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme