Republika e Maqedonisë sipas të dhënave statistikore në fund të vitit 2016 numri i banorëve është rreth 2.073.702.
Më e zakonshme është gjenerata e re reproduktive, 16,6% janë fëmijë deri më 14 vjet, 13,1% janë mbi 65 vjet, transmeton Alsat-M.
Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se 2.144 njerëz janë larguar nga Maqedonia, kurse 8.887 e kanë ndërruar vendin dhe adresën e banimit.
Gjatë vitit 2016, kanë lindur 23,199 foshnje, të cilat 23.002 kanë lindur të gjallë, dhe 197 foshnje të vdekura.
Në vitin 2016 janë janë kryer 13,199 martesa, kurse numri i divorcimeve është 1,985. Mosha mesatare e martesave është 26,5 vjet për nusen dhe 29,3 vjet për dhëndrin.
Numri i personave të vdekur në vitin 2016, është 20,421, kurse mosha mesatare tek meshkujt është 70,3 vjetë, kurse tek gratë 74,7 vjet. Shkaqet më të shpeshta për vdekjet në Maqedoni ishin sistemi i qarkullimit të gjakut me 53,5%, pastaj nga neoplazmat me 19%, më pas nga sëmundjet endokrine, ushqyese dhe sëmundjeve metabolike rrethë 5,5%.
Si rezultat i rënies së shkallës së fertilitetit dhe rritjes së shkallës së vdekshmërisë së përgjithshme, shkalla e rritjes natyrore është 1,2%( për një mijë banorë) në vitin 2016.
Burimet e të dhënave të popullsisë janë regjistrimet e popullsisë të kryera në vitet, 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1994, 2002./alsatm
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...