Google ADS

Kapet në Mal të zi vrasësi i Behar Sofisë, dyshohet veproi me pagesë

07:51 | 13 Mars 2021
L G

Kur kanë kaluar 15 ditë nga vrasja e Behar Sofisë në qëndër të Tiranës, policia dhe prokuroria e kryeqytetit, kanë mundur të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Një person është arrestuar nga policia malazeze dhe më pas është deportuar në mesditën e sotme në Shqipëri, ku është marrë në pyetje dhe më pas izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës.

Deri në këtë fazë nuk dihet ende emri i këtij personi. Pikërisht ky person rezulton të jetë njeriu që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba pistolete “TT” në qafë, Behar Sofinë, teksa ky i fundit ishte duke ecur në këmbë në trotuarin buzë lumit Lana.

Personi i arrestuar është arritur të zbardhet nga kamerat e sigurisë të zonës. Ka shumë gjasa që ai të jetë një vrasës me pagesë dhe ende nuk dihet se nga kush e ka marrë porosinë për ekzekutimin e Behar Sofisë, i cili ishte skeduar nga policia si person i implikuar në trafikun e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Për momentin personi i arrestuar ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Për arrestimin e tij janë angazhuar dhjetëra forca policie dhe agjentë të grupeve operacionale. Ndërkohë gjatë këtyre dy javë hetime, policia dhe prokuroria e Tiranës, ka administruar edhe dëshminë e dy personave të cilët në momentin e fundit, kanë pasur shumë afër 65-vjecarin Behar Sofia dhe autorin e krimit të rëndë.

Dëshmitarët janë njëri endacak me inicialet A.P, që qëndron poshtë urrës së Lanës, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe dëshmitari tjetër është një kamarier, i cili ka qënë personi i fundit që i ka shërbyer Behar Sofisë, i cili para se të ekzekutohej me dy plumba, ndodhej në një kafe së bashku me një person tjetër të shëndoshë.

Dëshmia e personit endacak, kamerat e sigurisë të disa bizneseve dhe institucioneve shtetërore, janë provat më të vlefshme të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, e cila prej 15 ditësh po kryen veprime hetimore. Dëshmitari okular i cili është shkëmbyer me killerin poshtë urrës së Lanës, ka treguar në polici:”…në muajin nëntor 2020, kam dalë për herë të fundit nga burgu.

Unë vjedh ndonjë gjë, pasi jam përdorues i të gjitha llojeve të drogës. Atë ditë dola nga shtëpia pasi, u konfliktova me të zotët e shtëpisë. Mora një torbë me rroba dhe dola. Dol, por pa ditur as vetë ku të shkoja. Dhe shkova poshtë urrës së bulevardit, për të fshehur torbën me rroba.

Teksa unë kam shkuar poshtë urrës, duke hyrë nga ana e “Tajvanit”, në këtë moment pashë një person të vjetër të veshur me kapele, erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urrës. Aty mori një bicikletë që e kishte lënë aty dhe ky person ecte me hap të shpejtë. Ishte me xhup të zi, me kapele të zezë dhe bëri një veprim dhe me dorë hoqi maskën a e vuri nuk e fiksova mirë këtë veprim. Pasi mori bicikletën sërisht me atë shpejtësi, u ngjit në drejtim të bordurës anësore dhe iku. Unë nuk e ndoqa më drejtimin e tij…”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme