Rreth 95 kilogramë marihuanë është sekuestruar nga policia malazeze në rajonin e Tuzit, ndërsa është arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.U.
Operacioni për zbulimin dhe konfiskimin e lëndës narkotike është nisur dhe kryer nga Policia Kufitare e Podgoricës, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në rajonin Nabom – Traboin, në Tuz.
Policia ka kontrolluar automjetin që drejtohej nga i riu duke gjetur në bagazhin e tij katër pako të mëdha me marihuanë, me peshë totale rreth 95 kilogramë.
Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit nga Tuzi.
Sakaq i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike./A2cnn
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...