Google ADS

Kapen duke vjedhur në shtëpinë ku punonin

14:30 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër dy shkupjanëve për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale “vjedhje”.

I dyshuar është 44 vjeçari S.S. i cili duke punuar si elektricist nga shtëpia ku ishte i angazhuar në disa raste ka vjedhur gjëra në vlerë të përgjithshme prej rreth 25 mijë euro. Në disa raste në periudhën nga mahi deri në nëntor të vitit të kaluar ka marrë dy unaza ari me diamant, disa enë kuzhine dhe rreth 20 mijë euro.

Për vjedhje është dyshuar edhe 51 vjeçarja Zh.Ç, e cila në të njëjtën shtëpi ka punuar si kujdestare, ndërsa ka vjedhur 60 mijë denarë. Vjedhjen e ka kryer më 13 korrik të vitit të kaluar. /shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme