Dje rreth orës 18:00 në zonën industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është privuar nga liria M.O. (41) nga fashti Zelenikovë i Shkupit.
Policia në furgonin e tipit Fiat Dukato me tabela të Shkupit, të drejtuar nga 41-vjeçari ka gjetur 30 migrantë . 29 shtetas të Afganistani ndërsa njëri shtetas i Pakistanit.
Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj.
Policia gjithashtu ka konfirmuar se 41-vjeçari M.O. kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”. I arrestuari është dorëzuar në Stacionin policor të Strumicës për procedura të mëtutjeshme./Alsat
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%