Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet presidenciale, për kërkesën e BDI-së për kandidat konsensual dhe nëse ajo eventualisht do të ishte ndoshta një zgjedhje e mundshme e koalicionit qeverisës.
“Normalisht, unë jam me seriozitetin më të madh i shërbej zgjedhjes që qytetarët e Tetovës kanë bërë, por në karrierën time, tashmë më shumë se një dekadë, unë gjithmonë i jam përgjigjur atyre kërkesave, detyrimeve, mundësive në të cilat jamë munduar të jap kontributin tim. Pra, absolutisht në varësi të rrethanave, por në këtë moment dëshiroj të theksoj edhe një herë se kam detyrim kryesor ndaj shërbimit të qytetarëve të Tetovës. Ndërsa, nëse koha dhe rrethanat më japin detyrime të tjera, sigurisht me mbështetjen e qytetarëve të mi, pse jo”, theksoi Arifi.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...