Gjatë ditës së nesërme në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të shqyrtohet kandidatura e Maqedonisë së Veriut për të kryesuar me organizatën në vitin 2023.
Kandidatura është propozim i MPJ-së, ndërsa vendimi është i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë muajit nëntor bëri të ditur se me letër e ka njoftuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesin e tanishëm të OSBE-së, me çka edhe formalisht kandidatura e Maqedonisë së Veriut është vendosur në rend dite në mbledhjen e dhjetorit.
Maqedonia e Veriut sivjet shënoi 25 vjet të anëtarësimit të OSBE-së dhe kjo është kandidatura e parë për kryesim në këtë organizatë.
“Kryesimi me OSBE-në do të kontribuojë në një pozicionim ndërkombëtar të ri dhe më të mirë të Maqedonisë së Veriut si kontribuuese në promovimin e përpjekjeve të OSE-së, ndërsa në mënyrë indirekte do të krijojë mundësi që të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga vendi anëtar i NATO-s dhe vend i ardhshëm në Bashkimin Evropian”, tha atëherë Osmani.
Në Këshillin Ministror të OSBE-së në Tiranë pritet që vendet anëtare të arrijnë marrëveshje për pozitat më të rëndësishme të kësaj organizate./Telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...