Google ADS

Kançeska-Millevska thotë se pas votimit ka marrë mesazhe pozitive dhe përkrahje

23:26 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Deputetja Elizabeta Kançevska-Milevska, e cila pas katër ditëve ishte shkarkuar nga OBRM-PDUKM-ja për Deutsche Welle thotë se askush nuk duhet të fshehë, dhe e gjitha të del në pah.

Ajo thotë se nuk ka pasur dilema para se të votojë, dhe sipas asaj, nuk ka asgjë të keqe në vendimin e saj. Një ditë pas votimit, ajo thotë se ka marrë përkrahje dhe shumë mesazhe pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimin e mora pas asnjë presion nga asnjëra palë, duke analizuar nga shumë aspekte gjendjen. Dhe në mënyrë të përgjegjshmëve mbetem pas vendimit tim. Mendoj se është e pashmangshme. Vetëm në këtë mënyrë do të shohim se në cilën mënyrë edhe në të kaluarën, është angazhuar të zgjedh këtë çështje ku pengon të gjithë perspektivën euroatlantike”, thotë Kançeska-Milevska.

Në fund ajo shton se vendimin e ka sjell pas analizës gjithëpërfshirëse dhe se nuk ka qenë vendim i shpejtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme