Afaristi Orce Kamçev ka dorëzuar padi penale ndaj ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores tjetër speciale Lile Stefanova.
Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Villma Ruskovska, e cila tha se padia është dorëzuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar grup, në të cilin e ka përfshirë edhe djalin e saj dhe prokuroren Stefanova, me qëllim që ta dëmtojnë atë dhe t’ia marrin pasurinë.
Prokurorja Lile Stefanova e udhëheq rastin “Perandoria” në të cilin i dyshuar është afaristi Jordan Kamçev. Edhe pas shpërbërjes së PSP-së, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski e autorizoi Stefanovën që të vazhdojë të punojë në këtë rast.
Ndërsa Janeva është e dyshuar në rastin “Haraçi”, rast në të cilin dëshmitari kryesor është Kamçevi. Sipas aktakuzës, ajo së bashku me Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevskin, i kanë marrë 1.5 milionë euro Kamçevit, ndërsa si kthim i kanë ofruar lehtësim të procedurës gjyqësore në rastin “Perandoria”.
“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri Vula flet për ndarjen ...
Haradinaj: Trefishimi i pensioneve të veteranëve është përgj...
‘Bëhet shok me personin që të ka shprehur pëlqim’, Vullneti ...
Përleshje me gjëra të forta mes të rinjve në Tiranë, sherri ...
‘Ky ka pasë mundësi me pas super debat të mirë…’, Vullneti a...
Ramos vazhdon të presë një telefonatë nga Real Madridi, por ...