Afaristi Orce Kamçev ka dorëzuar padi penale ndaj ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores tjetër speciale Lile Stefanova.
Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Villma Ruskovska, e cila tha se padia është dorëzuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar grup, në të cilin e ka përfshirë edhe djalin e saj dhe prokuroren Stefanova, me qëllim që ta dëmtojnë atë dhe t’ia marrin pasurinë.
Prokurorja Lile Stefanova e udhëheq rastin “Perandoria” në të cilin i dyshuar është afaristi Jordan Kamçev. Edhe pas shpërbërjes së PSP-së, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski e autorizoi Stefanovën që të vazhdojë të punojë në këtë rast.
Ndërsa Janeva është e dyshuar në rastin “Haraçi”, rast në të cilin dëshmitari kryesor është Kamçevi. Sipas aktakuzës, ajo së bashku me Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevskin, i kanë marrë 1.5 milionë euro Kamçevit, ndërsa si kthim i kanë ofruar lehtësim të procedurës gjyqësore në rastin “Perandoria”.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit