SPB Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër V.J. 21 vjeçar dhe G.R. 18 që të dy nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
“Ata, më 29 mars në orën 18.30, kur në fuqi ka qenë masa për lëvizje të kufizuar, janë hasur në rrugën “Metodija Stefanovski” në Kërçovë, pas çka janë arrestuar nga zyrtarët policorë”, njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
Sipas Dimovskit, të ndaluarit, nuk i janë përmbajtur masës për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në periudhën kohore prej orës 16.00 deri në orën 05.000 për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit Kovid-19, të paraparë në vendimin e Qeverisë./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...