Google ADS

Kallëzim penal për funksionarët e BDI-së për shkak të festimit të datëlindjes së Ahmetit

16:09 | 8 Janar 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar në Prokurorinë Publik kallëzim penal për funksionarët e BDI-së për shkak të festimit të datëlindjes së Ali Ahmetit pa maska dhe pa largësi trupore që u organizua në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve.

Prej tani prokuroria duhet të vendos nëse ka pasur vepër penale ose jo.

“Janë shqiptuar gjoba në vlerë monetare, për të gjithë funksionarët që ishin në tavolinë pa maska, pa marrë parasysh a janë ministra, zv. ministra ose drejtorë, sepse nuk kanë respektuar protokollet që ne i kemi vendosur. E dini se është paralajmëruar edhe kontroll i jashtzakonshëm inspektues nga Inspektorati i punës”, deklaroi Spasovski.

Spasovski shtoi se ka protokoll të definuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse si dhe mënyrë se si duhet të sillen institucionet gjatë mbajtjes së mbledhjeve./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme