Kallëzim penal ndaj një personi nga Velesi për shkak të tregtimit me lëndë narkotike

18:22 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Velesit ka ngritur kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Velesi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale prodhim dhe tregti me lëndë narkotike.

Siç informojnë nga MPB, më 29 janar në rrugën Ljublanska, policia ka vërejtur se si D.D. po i shiste drogë D.A.

Blerësi me taksi ka ardhur deri tek shtëpia e shitësit, me çka vetura është ndalur dhe gjatë kontrollit tek ai është zbuluar heroinë.

Pas kësaj është bërë bastisje në shtëpinë e të paraqiturit ku u zbulua dhe konfiskuar heroinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme